
Euroblind

Adresa: Ura Limuthit, Pranë City Park, Tirana, Albania
kompanise
Përshkrimi
Euroblind prodhon dyer dhe dritare të blinduara, si dhe alumin PVC sipas kërkesave të klientëve. Shtëpia, zyra apo çdo ambjent tjetër që na rrethon është e domosdoshme që të shihet si një hapësirë në tërësinë e saj, të jetohet dhe të personalizohet sipas harmonisë së personit që do jetojë. Ky është koncepti mbi të cilin ne përzgjedhim produktet më të mira, jo vetëm nga pamja apo dizajni, por edhe nga funksionaliteti për punën që kryejnë, cilësinë dhe respektin për mjedisin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e lehtë, produkte unike dhe të qëndrueshme në kohë. Dritaret Euroblind shfrytëzojnë përparësitë e materialit inovativ me fibra lidhëse RAU-FIPRO të zhvilluar nga REHAU. Materialet me fibra lidhëse përdoren prej shumë viteve në ndërtimin e aeroplanëve dhe në sportin Formula 1 sepse karakterizohen për stabilitetin dhe aftësinë ngarkuese të shkëlqyer. Me RAU-FIPRO, kjo teknologji është përfshirë edhe në tregun e dritareve.
Dritaret "tradicionale“ për shkak të stabilitetit prodhohen me hekur. Mirëpo hekuri është nje përçues i nxehtësisë ku shkaktohen ura termike, të cilat nxehtësinë më shpejtë e nxjerrin jashtë. Tek Euroblind kjo është ndryshe. Thelbi i profilit nga materiali i teknologjisë së lartë RAU-FIPRO i jep dritares stabilitet të madh. Në shumicën e përdorimeve mund te hiqet dorë nga armirimi. Me këtë dritaret Euroblind janë të pamposhtura sa i përket termoizolimit dhe për kursimin e energjisë vendosin standarde të reja , madje edhe gjatë kërkesave për shtëpi pasive. Me Euroblind ju mund të reduktoni humbjen tuaj të energjisë në dritare deri në 76%. Dhe kjo sigurisht redukton shpenzimet tuaja për ngrohje në mënyrë të dukshme. Euroblind me termoizolimin unik në asnjë mënyrë nuk bënë kompromise sa i përket mbrojtjes nga zhurma, mbrojtjes kundër vjedhjeve, komforit dhe dizajnit!
Çfarë ofron
Kompania Euroblind ofron në tregun vendas një gamë të gjërë produktesh duke përmbushur të gjitha normat e cilësisë të kërkuara nga klientët. Tek Euroblind do të gjeni dyer të blinduara nga më cilësoret në tregun vendas:
• Dyer të blinduara me një kanatë;
• Dyer të blinduara me dy kanate;
• Dyer të blinduara me rimeso;
• Dyer të blinduara për shtëpi;
• Dyer të blinduara kundër zjarrit.
Veshja e dyerve: Shumëllojshmëri dizejnosh dhe ngjyrash. Materiali i përdorur është MDF, material special i rimesuar, i plastifikuar si dhe rezistent ndaj agjentëve atmosferikë. Të gjitha prodhimet e Euroblind vijnë në sigurinë dhe kualitetin sipas standartit ISO 9001 -2000. Montimi i kasës së portës bëhet me 8 përforcusese në mur, përvec 20 pikave të mbylljes në të dyja krahët. Fisheku i bravës është i standardit europian i mbrojtur me cylinder hapës i kufizuar, sy magjik me shikueshmëri 180 gradë. Portat kanë mbyllje fundore me gominë mbrojtëse nga pluhurat me konstruksion të qëndrueshëm, prodhohen me llamarinë të zinkuar dhe me spesorë nga 0.8 – 1.5 mm. Kasa e portave dhe kontrakasa prodhohet me llamarinë të zinkuar me spesor 1.5mm. Bravat janë të standardeve europiane dhe të sigurisë më të lartë.
Garancia është një nga pikat e forta të Euroblind. Kushtet e garancisë që ofron kompania janë të pakrahasueshme me çdo ofrues tjetër në Shqipëri. Kjo është zgjedhja e Euroblind për të qenë me pranë klientëve dhe nevojave të tyre gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm në momentin e shitjes. Siguria që zotëron Euroblind në produktet që ofron, garantohet jo vetëm nga përgatitja e stafit, teknologjia e prodhimit por edhe nga çertifikimet e marra. “Cilësia jonë, siguri për shtëpinë tuaj”. Nuk mund të merrni një vendim më të mirë dhe më të sigurt për të ardhmen.
Përparësitë tuaja në një vështrim:
– Sistemi i parë i profileve te dritareve me armirim të plotë.
– Dritarja me efikasitetin më te lartë të energjisë në klasën e vet – e certifikuar edhe për shtëpi pasive.
– Mbrojtja më e mirë ndaj zhurmës dhe ndaj vjedhjeve .
– Elemente të mëdha me pamje të hollë për përfitime optimale solare të energjisë dhe arkitekturë moderne.
– Mundësi individuale të dizajnimit për dritare dhe dyer të ballkonit.
– Shumëllojshmëri e gjerë e formave, ngjyrave dhe profileve për të gjitha kërkesat.
– Shtypje e optimuar e mbylljes gjatë hapjes dhe mbylljes për komfort maksimal.
– Mirëmbajtje dhe pastrim i lehtë përmes REHAU HDF- sipërfaqes (High-Definition-Finishing) të provuar dhe posaçërisht të lëmuar.
– Siguri e lartë e investimit dhe qëndrueshmëri afatgjate të vlerës së patundshmërisë.
– Kualitet i lartë i materialit dhe konstruksionit, të kontrolluar në teste të shumta të ngarkesës.
Shërbime

Asistence per montim dhe riparim dyersh

Brava antivjedhje

Dyer me panel alumini

Dyer me panel MDF te jashtme

Dyer rezistente ndaj zjarrit

Dyer te blinduara me dritare

Dyer te blinduara me izolim te larte akustik
Dyer te blinduara me siguri te larte

Dyer te blinduara per shkolla dhe institucione shteterore

Dyer te blinduara te sigurise se larte

Dyer te jashtme me panel alumini dhe xham

Dyer te jashtme te veshura me dru rimeso

Ekspozite per dyer te blinduara

Montim dyer te blinduara per shtepi

Montim i dyerve antizjarr dhe antipanik

Nderrim brave per dyer te jashtme

Riparim dhe servis per dyer te blinduara

Vendosje dyer te blinduara ne vila

Dritare me izolim te larte termik dhe akustik

Montim dritare pvc dhe alumini
Punë të kryera

















Apartament ne Durres

Fresku Tirane

Pallati i Sportit, Rreshen

Poti Shpk

Vile ne Berxulle

Vile ne Kamez

Dere e blinduar e zeze per apartament

Dere kryesore, Acacia Hills

Dere e blinduar moderne me veshje druri

Dere e blinduar me panel xhami
























